Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë me një nga ish-banorët pas përfundimit të “Big Brother”

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk është parë me asnjë banorë.
Ajo fillimisht ishte në pushime dhe madje situate me Donaldin ka bërë që ajo të mos ketë shumë kontakte.
Por së fundmi ka treguar në InstaStory se është takuar me Monika Lubonjën dhe kanë drekuar së bashku me mamanë e këngëtares.
Kujtojmë që Monika pasi doli nga “Big Brother” u bë një mbështetëse e Donaldit të cilit i uronte fitoren.

Gjathashtu pas ndarjes së Beatrix dhe Donaldit, Monika u shpreh në një intervistë se sheh dritë jeshile për një rikthim të mundshëm të tyre.
“Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift. Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.
Ndryshe, Donaldi dhe Beatrixi ka kohë që janë ndarë./SHQIP.com