Rozë

Beatrix për Fifin: I vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqenien time

Fifi dhe Beatrix gjatë qëndrimit në "Big Brother VIP"

Beatrix Ramosaj është paraqitur në një emision televiziv për herë të parë pas dalje nga “Big Brother VIP”.

Gjatë këtij emisioni Beatrix ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë.

Mirëpo e njëjta ka harruar ta përmend ish banorët tjetër të shtëpisë Filloreta Raçin – Fifi.

Për këtë Beatrix ka postuar në rrjet sociale një mbishkrim duke thënë se nga emocionet ka harruar ta kujtoj Fifin.

“Njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë dhe brenda shtëpisë së BBV. I vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqenien time dhe të familjes time. Të dua”, ka shkruar Beatrix.

Nga ana tjetër Fifi ka rishpërndarë postimin e Trixes duke e shoqëruar me një mbishkrim: “Të dua”

Trixa dhe Fifi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” kanë mbështetur njëra-tjetrën gjithmonë.

Raportet e mira mes dy këngëtarëve kanë vazhduar edhe jashtë shtëpisë./Shqip.com

Postimi i Beatrixes për Fifin