Rozë

Beatrix ka një koment për Dj Dagz dhe Einxhel Shkirën, pasi dyshja po bëhen prindër

Beatrix Ramosaj

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira të hënën kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse javë më parë çifti mohuan zërat rreth shtatzënisë së moderatores, tanimë nuk kanë pse ta fshehin.

Lajmi u bë i ditur nga një video në një video e postuar nga Einxheli, ku dyshja shihen të përqafuar dhe fokusi ishte në barkun e rrumbullakuar të moderatorës.

Në videon që postoi Einxhel vëmendje mori komenti i Beatrixit, ku uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë”, ka shkruar ajo.

Përveç Trixës, kanë komentuar edhe disa nga ish-banorët e Big Brother Vip, si PM, Xhesiara, Iliri, Fifi etj./SHQIP.com