Lajme

BE s’tregon datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian ka refuzuar të jap detaje nëse është duke punuar për organizimi të një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut nëse dhe kur është e nevojshme”, kanë thënë shkurt për Shqip.com, nga zyra për media e Bashkimit Evropian.

Edhe ekzekutivi i vendit ka heshur rreth kësaj çështje.

Zyra e Kryeministrit nuk i është përgjigjur pyetjeve të Shqip.com, rreth kësaj çështje.

Pak kohë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se liderët e dy vendeve mund të kenë një takim gjatë tetorit.

Lexo edhe:
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit, flasin për dialogun

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në gusht të këtij viti, me ftesë të Josep Borrel, pas tensioneve në pjesën veriore të vendit, pasi Kosova mori vendim për të nisur largimin e targave të paraluftës dhe mosnjohjen e dokumenteve nga Serbia.

Ndryshe, takimet më ndërkombëtarët janë shtuar kohëve të fundit, një i tillë ka ndodhur dje gjatë ditës, ku Kurti dhe Vuçiq janë takuar me ambasadorëte e QUINT-it – ndarasi.

Lexo edhe:
Vuçiq pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Folëm për paqen

Ndërsa, Kurti sot gjatë ditës do të takohet me emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Kryeministrisë, duke treguar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:00.

/Shqip.com