Lajme

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit, flasin për dialogun

Ambasadorët e shteteve të Quintit gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim bashkë me ambasadorët e Quintit ishte edhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u diskutua për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.

“Për sa i përket temës së dialogut, në takim u diskutua për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme për të cilën kryeministri Kurti tha që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër” thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Vuçiq pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Folëm për paqen

Po ashtu në këtë takim Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji.

Sa i përket vendimit për targat, Kurti  tha se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës.

/Shqip.com