Lajme Ballkan

Vuçiq pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Folëm për paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot gjatë ditës ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Pjesë e takimit ishin ambasadori i SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe shefi i Delegacionit të BE-së.

Pas takimit, Vuçiq ka shkruar në rrjetin Instagram se takimi ishte i rëndësishëm për Serbinë.

“Bisedime serioze dhe thelbësisht të rëndësishme për Serbinë me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së”, shkruan Vuçiq.

Tutje ai shprehet se vazhdon të ruaj paqen dhe interesat kombëtare të Serbisë.

“Përkundër të gjitha sfidave, ne vazhdojmë të udhëheqim një politikë të përgjegjshme që ruan paqen dhe interesat kombëtare të vendit tonë, për të mbrojtur frymën e lirisë dhe pavarësisë së Serbisë dhe gjithmonë t’ua tregojmë të vërtetën të gjithëve”, thuhet në llogarinë zyrtare në Instagram.

Përndryshe Vuçiq gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira.

/Shqip.com