Lajme

BE konfirmon për Shqip.com arritjen e marrëveshjes për energjinë

Flamuri i Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Operatorit të Sistemit Transmisionit dhe Tregut- KOSST dhe Elektroseverit.

“Si rezultat i lehtësimit të BE-së, më 18 tetor, Operatori i Sistemit të Transmisionit të Kosovës KOSTT dhe furnizuesi serb i Kosovës Elektrosever finalizuan nënshkrimin e marrëveshjeve të standardeve teknike siç parashihet me nenin. 3 të Udhërrëfyesit. Te njëjtën ditë, Elektrosever ofroi një bazë të dhënash për klientët sipas nenit. 2 të Udhërrëfyesit. Në vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë më tej detyrimet e tyre në pritje të Udhërrëfyesit pa vonesa të mëtejshme. Me afrimin e shpejtë të dimrit, nuk ka kohë për të humbur” thuhet në përgjigjen e BE-së për Shqip.com

Lexo edhe:
Mehmeti: Presim udhëzimet nga ZRRE për investime në Valaq

Arritjen e kësaj marrëveshje e ka konfirmuar edhe Kryetari i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti.

/Shqip.com