BBV Kosova dëshpëron shikuesit që në nisje
Publikuar:
(06.12.2022 09:38:49)
Big Brother VIP Kosova ka filluar mbrëmë nga ora 21:oo në një edicion të gjatë deri mbas mesnatë.
Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.
Pritjet për këtë program kanë qenë shumë të mëdha – por, siç duket tashmë shikuesit veç se janë dëshpëruar.

Përveç kamerave të pa komunikuara mes vete, ishin edhe mikrofonet ata të cilët nuk punonin tek moderatorët.
Ndryshe, Big Brother VIP Kosova ka startuar për herë të parë këtë vit dhe do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
/Shqip.com