Sport Ndërkombëtar

Bayerni nuk po heq dorë nga Lewandowski

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munchen.

Por, njëjtë nuk mendon edhe drejtori sportiv i kësaj skuadre, Hasan Salihamidzic.

 “Pozicioni ynë është i qartë: Robert ka kontratë deri në verën e vitit 2023”, tha ai për Bild”.

Teksa, shtoi se”ofertë e re nga Barcelona? Unë nuk jam duke menduar për këtë. Pres ta shoh Robertin në stërvitje në Säbener Straße më 12 korrik”.

Sulmuesi polak – është në radarin e Barçës së udhëhequr nga Xavi Hernandez, ama bavarezët nuk po heqin dorën nga ai.

Ani pse kishte deklaruar publikisht – që nuk dëshiron të vazhdojë me kampionët e Gjermanisë, situata e tij mbetet e njëjtë.

Lewa e mbylli sezonin në Bundesliga me 35 gola të shënuara – në 34 ndeshje sa zhvilloi.

Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 50 milionë euro. /Shqip.com