Bayerni – barazon përsëri

Bayern Munchen është ndalur përsëri.
Kampionët e Gjermanisë kanë barazuar 1-1 në udhëtim te Union Berlin – në kuadër të xhiros së pestë në Bundesliga.
Vendasit e nisën më mirë këtë takim – duke shënuar pas 12-të minutave lojë. Topin në rrjetë e dërgoi Sheraldo Becker.
Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi mysafirët shënuan pas tre minutave – me anë të Joshua Kimich.
Përkundër orvatjeve – nga të dyja ekipet – shifrat nuk ndryshuan.
Bayerni – tashmë gjendet në pozitën e tretë – me 11-të pikë të grumbulluara.
Një më pak se Dortmundi e Freiburgu që gjenden në dy pozitat e para.
Në anën tjetër, Union Berlin gjendet në vendin e katër – po ashtu me 11-të pikë, por me golaverazh më të dobët.
Në takimet tjera të zhvilluara sot në Bundesliga u shënuan këto rezultate:
Bayer Leverkuse 2-3 Freiburg
Bochum 0-2 Werder Bremen
VfB Stuttgard 1-1 Schalke 04
Ëolfsburg 2-4 FC Cologne /Shqip.com