Sport Ndërkombëtar

Barcelona është e gatshme ta lë Depayn të largohet

Memphis Depay

Ishte bashkuar falas nga Lyoni sezonin e kaluar.

Pritshmëritë nuk arriti t’i përmbush.

Barcelona është e gathme ta lë Memphis Depay-n të shkojë gjatë verës, raporton “Goal”.

Memphis Depay, Barcelona

Sulmuesi holandez shkëlqeu në Ligue 1 me në vitin 2021 dhe është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë sezon, por ai do të lejohet të vazhdojë pasi po mblidhen fondet për përforcime të mëtejshme.

Transferimet si Ferran Torres, Aubameyang dhe Adama Traore i lënë atij pak shpresa të startojë rregullisht.

Transferet e Barcelonës në afatin e janarit

Shtuar edhe faktin se Ansu Fati tashmë është rikthyer në fushën e blertë, Depay do të duhet ta gjejë një suadër të re.

Vlera e tij momentale në treg kap shifrën e 45 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.

Përndryshe, 28 vjeçari ka 12 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ku vlen të ceket se kishte mungesa për shkak të lëndimeve. /Shqip.com