Sport Ndërkombëtar

Barcelona dhe Alves do i ndajnë rrugët

Dani Alves

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur rikthimi i Dani Alves në Barcelonë.

39 vjeçari do t’i ndajë rrugët me katalunasit në fund të muajit qershor, sepse nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Mediume të ndryshme nga Spanja – raportojnë se Alves do jetë lojtar i lirë.

Veterani zhvilloi 14 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, teksa regjistroi tre asistime dhe një gol.

Teksa, nuk u përfshi fare në listën e futbollistëve të përzgjedhur për Europaligë.

Alves ka deklauruar disa herë në publik se dëshiron të luaj edhe në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me Brazilin.

Por, e ardhmja e tij tashmë mbetet një enigmë në vete./Shqip.com