Rozë Ndërkombëtar

Barack Obama publikon listën me këngët e preferuara për këtë verë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, së fundmi ka publikuar listën e këngëve të tij të preferuara të verës që ai është duke i dëgjuar.

Këtë ai e bëri të ditur duke postuar në llogarinë e tij në Instagram bashkangjitur me një fotografi.

Po ashtu ai ka ndarë edhe një listë me librat e tij të preferuar.

Sa i përket muzikës, 59 vjeçari ka vendosur të bëjë një ‘mix’ të këngëve të vjetra dhe të reja nga artistët e famshëm.

“Pick up your feelings” të Jazmine Sullivan, “Switch it up” të Protoje dhe Koffe, “My sweet Lord” të George Harrison, “Leave the door open” të Bruno Mars dhe “Frozen” të Sabrina Claudio – janë gjithashtu ndër këngët e tjera të preferuara të Obamas.

Barack Obama shërbeu si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara./SHQIP.com