Rozë

Banori i shtëpisë së BBVA është përballur me tumorin, zbulon Diola

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Diola, ka reaguar ashpër ndaj komenteve që Luizi kishte për të, Nitën dhe Enin.

Luizi tha për të tre banorët “se ata marrin frymë kot dhe se janë turistë në shtëpi”.

Ndërkaq, gjatë një bisede me Oltën dhe Amosin, Diola ka zbuluar se njëri nga ata tre persona është përballur me tumorin.

“Nuk mund t’ i thotë një njeriu që merr frymë kot, në kohën kur njëri nga këto tre persona, ka hequr tumorin e gjirit”, tha Diola e cila më pas u largua me lot në sy.

/Shqip.com