Sport Shqiptar

Ballkani i dërgon për përgatitje në Durrës edhe ekipin e juniorëve

Përveç ekipit të parë, Ballkani ka dërguar në fazë përgatitore jashtë Kosovës edhe grupin e futbollistëve të juniorëve.

“Shpresat” e kampionit të Kosovës kanë udhëtuar sot (e hënë) për në qytetin bregdetar shqiptar, në Durrës, shkruan Shqip.com.

“Juniorët udhëtojnë në Durrës për të kryer fazën përgatitore”, shkruhet në njoftimin e klubit suharekas.

Për dallim nga ekipi i juniorëve, skuadra e parë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë qëndruar për disa ditë në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para stinorin pranveror në futbollin e Kosovës.

Ekipi i juniorëve të Ballkanit janë lider në Superligën e Juniorëve me 38 pikë, ndjekur pas nga Llapi me 34 pikë dhe Drita e 2 Korriku me nga 29 pikë.

/Shqip.com