Ballkani triumfon në udhëtim te Malisheva

FC Ballkani ka triumfuar 2-3 në udhëtim të Malisheva.
Vendasit e nisën më mirë këtë ndeshje dhe arritën të realizojnë qysh në minutën e parë – me Agon Xhakën.
Por, mysafirët sulmuan pastaj me të gjitha forcat dhe arritën ta tundin rrjetën me anë të Ermal Krasniqit – në minutën e 44-të.
I njëjti futbollist realizoi përsëri – kur po zhvillohej minuta e 57-të për 1-2.

Teksa – për golin e tretë u përkujdes Meriton Korenica – në minutën e 74-të.
Por, për ta bërë më interesant rrjetën e tundi edhe Behar Maliqi – në minutat shtesë.
Me këtë fitore – kampioni i Kosovës ngritet në pozitën e dytë në tabelë – me 15-të pikë të grumbulluara.
Dy më pak se Drita që renditet e para – me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër – Malisheva gjendet në pozitën e tetë – me vetëm shtatë pikë në total./Shqip.com
