Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës të dielën shënon 50-vjetorin e themelimit

Baleti Kombëtar i Kosovës, të dielën e 9 tetorit shënon 50-vjetorin e themelimit.

Për nder të 50-vjetorit të themelimit, Baleti Kombëtar i Kosovës, trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Filhramonia e Kosovës, i kanë bashkuar forcat për një shfaqje të jashtëzakonshme.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Baletit të Kosovës.

“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” do të shfaqet më dt 09.10.2022 në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, prej orës 19:00, për të shënuar kështu gjysmë shekulli jetë të baletit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani balerinët kosovarë kanë zhvilluar aktivitetet në bodrumin e Teatrit Kombëtar.

Lexo edhe:
Bodrumi i Teatrit Kombëtar- teatër për balerinët kosovarë

Ndërkaq, Teatri Kombëtar për me shumë se një muaj ndodhet në renovim, artistët janë zhvendosur në hapësira alternative si në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte njoftuar se në përputhje me përfundimet profesionale e shkencore të ekspertëve, është vënë në veprim për të iniciuar e zhvilluar një proces tërësor të ndërhyrjeve rinovuese që do t’i adresojë të gjitha nevojat e revitalizimit, të projektimit, ekzekutimit të ndërhyrjeve dhe funksionalizimit të plotë të ndërtesës së TKK-së , në të cilën po ashtu ushtron veprimtarinë e vet edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.

Lexo edhe:
Teatri Kombëtar do të fillojë punën në hapësira alternative

/Shqip.com