Sport Ndërkombëtar

Bale dërgon “Dragonjtë” e Uellsit në finale të play-offit

Gareth Bale

I inspiruar si rrallë herë për Real Madridin, Gareth Bale shfaq ngjyra tjera kur paraqitet për Kombëtaren e Uellsit.

Në një atmosferë të zjarrtë në Kafdif, “Dragonjtë” morën hapin gjigand drejt Katarit 2022, duke mposhtur Austrinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Golin e parë e shënoi pikërisht heroi i kësaj nate – Gareth Bale, me një goditje maestrale nga gjuajtja e lirë pas 25 minutave lojë.

Goditja e dënimit e realizuar nga Bale, Uells – Austri

Aron Ramsay gati sa nuk dyfishoi epërsinë, por Heinz Linder me paradën e bërë çoi skuadrat në pushim me rezultat minimal për vendasit.

Në minutën e 51-të shënues ishte përsëri Bale që pas një harkimi të Daniel James që më pas u kthye nga këmbët e Ben Davies, konvertoi golin e dytë me goditje të saktë në anën e majtë të portierit austriak.

Mysafirët nga ana tjetër, u kthyen në lojë përmes Macel Sabitzer që shënoi pas një devijimi të Daviesit të Tottenham Hotspur.

Megjithatë, djemtë e Rob Page-it u mbajtën deri në fund ndaj sulmeve të austriakëve dhe fituan biletën për finalen e play-offit.

Ndeshje kjo që zhvillohet pasi të merret vesh finalisti tjetër, në mes të Skocisë dhe Ukrainës që luhet në qershor. /Shqip.com