Lajme Ballkan

Baerbock: Diskutimi për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në duhet të përshpejtohet

Ministrja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Baerbock ka thënë se nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.

Ajo gjithashtu tha se populli i Ballkanit Perëndimor duhet të sjellët në qendrën e tyre politike.

“Në Ballkan nuk duhet të krijohet asgjë ku Rusia apo aktorë të tjerë mund të vendosen. Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në mes të BE-së. Duhet që përfundimisht t’i sjellim njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, kërkoi Baerbock.

Flamuri i Bashkimit Evropian

Sipas ministres gjermane, Bashkimi Evropian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kurse, për negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë për anëtarësim në BE, Baerbock thotë se janë duke vazhduar.

REL raporton së mars të vitit 2020, Këshilli Evropian u pajtua për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por Bullgaria e bllokoi atë vendim bazuar në akuzat se gjuha maqedonase është thjesht bullgare me një emër tjetër dhe se Shkupi nuk respekton lidhjet kulturore dhe historike me bullgarët./Shqip.com