Rozë

Azeti i bën dhuratë menaxherit, kushton mijëra euro

Reperi i njohur, Azet njihet për jetën e tij luksoze.

Ai së fundi ka befasuar edhe menaxherin e tij, Jetmir Agaj me një dhuratë luksoze.

Me një postim në “Instastory”, Agaj zbuloi se reperi i ka bërë dhuratë një orë.

Në foto shihet një orë e markës Rolex e mbushur me gur kristal diamant, e që vlera e saktë nuk dihet, por sipas fotografisë shihet se kap vlerën e mijëra euro.

Ndryshe, Azet së fundi ka përformuar në “We love Albania” ku ka dhuruan spektakël për personat prezent.

Të pranishëm për këtë mega mbrëmje ishin edhe Bardhi dhe këngëtarja Dhurata Dora./SHQIP.com