Rozë

Azet dhe Zuna vjedhin këngën? – Akuzohen nga producenti i njohur

Azet dhe Zuna

Nuk është hera e parë që reperi gjerman me prejardhje shqiptare Azet akuzohet për këngë të vjedhur.

Mirëpo këto akuza kanë rënë poshtë pasi që është zgjidhur problemi mes palëve.

Por tani, duket se Azet dhe Zuna sërish kanë kopjuar totalisht refrenin e një kënge.

Ka qenë producenti i njohur Bini Diez ai i cili ka hedhur dyshimet e kopjimit të projektit të fundit të Azet.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.

“Në këtë rast Azet dhe Zuna e kanë shkelur të drejtën time autoriale, keqpërdorë, vjedh, komplet refrenin, tonalitetin dhe idenë e këngës. Zuna ka qenë në studio për me diskutu për disa projekte të albumit të tij. Kjo këngë është e artistit tim Genti i cili shumë shpejt ka pasur ta publikojë këngën në bashkëpunim me Fuego. Vijnë i vjedhin idetë e shkojnë nëpër studio tjera, i realizojnë pa pare” – është shprehur ai.

Azet dhe Zuna para 4 dite kanë publikuar këngën e tyre “KMN” dhe shumë fansa kanë lënë komente negative për ta duke i quajtur “jo origjinal”.

E sa i përket akuzës së Bini Diez, as Azet dhe as Zuna nuk kanë dhënë përgjigje. /SHQIP.com