Atalanta fiton ndaj Bolognas, Gjimshiti luan pak minuta
Publikuar:
(09.01.2023 22:53:41)

Atalanta ka fituar me përmbysje ndeshjen ndaj Bolognas. Atalanta fitoi 2:1 në ndeshjen e luajtur të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A italiane.
Në këtë takim te Atalanta në minutën e 88-ë u inkuadrua mbrojtësi Berat Gjimshiti.
Bologna avancoi e para me golin e minutës së gjashtë të realizuar nga Riccardo Orsolini.
Por, në pjesën e dytë, Atalanta shënoi dy gola të shpejtë.
Në minutën e 47-të barazoi shifrat me Teun Koopmeiners, kurse golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 58-të.
Me këtë fitore, Atalanta është ngritur në vendin e gjashtë me 31 pikë, kurse Bologna bie në vendin e 12-të me 19 pikë.
Ndërkohë, gjatë ditës fitore ndaj Cremoneses shënoi Verona. Verona fitoi 2:0.
/Shqip.com