Astera Tuhina shkëlqen në Qipro
Publikuar:
(03.07.2022 21:24:08)

Astera Tuhina është ylli që ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.
Ajo është futur në Top 5 basketbollistet e këtij kompeticioni.
Tuhina pati paraqitje fenomenale – duke dhënë sinjale që një ardhme e ndritur e pret.

17-të vjeçarja regjistroi një mesatare prej 11-të pikëve për ndeshej, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.
Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për formën ekipore.

Kosova regjistroi vetëm një fitore, teksa u mposht në tri ndeshjet tjera.
Titullin e kampionit e fitoi Qipro – që ishte dhe nikoqire e këtij organizimi. /Shqip.com