Rozë

Asnjëherë nuk është vonë, këngëtari i njohur përfundon vitin e parë të studimeve në moshën 35-vjeçare

Gold Ag,

Këngëtari nga Presheva, Gold Ag duket që përveç muzikës nuk i ka lënë anash as studimet.

Kjo u bë e ditur pasi Goldi në një postim në Instagram tregoi që ka përfunduar vitin e parë të fakultetit.

“Viti i dytë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke u komentuar pozitivisht nga fansat e tij.

Reperi ka nisur studimet në njërin nga kolegjet private në Kosovë dhe është duke studiuar Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv.

Gold Ag edhe artistët tjerë ende nuk po mbajnë koncerte, pasi ato vazhdojnë të mos lejohen me aplikimin e masave Anti-COVID-19 derisa kanë zgjedhur që jasht kufijve të mbajnë ahengje e koncerte të ndryshme.

Projekti i fundit i tij është “Kukës” i lansuar tri javë më parë. Kënga deri më tani ka arritur afro 700 mijë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com