AS: Broja numri 9 që i përshtatët Real Madridit

Gazeta e njohur spanjolle, AS ka bërë një listë të futbollistëve që do të ishin të përshtatshëm për të luajtur te Real Madridit.
E në këtë listë ka hyr edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja.
Broja, i cili është 20-vjeçar, është një nga bizhuteritë më të çmuara në Premier, përshtaten gjithashtu në parametrat e Madridit. Shumë potencial dhe talent që me siguri do të lëvizin miliona në tregjet e ardhshme, koha do të tregojë nëse fati i tij është “Santiago Bernabeu”, ka shkruar AS.
Por, Chelsea nuk janë të gatshëm ta shesin sulmuesin.
Thomas Tuchel nuk do që sulmuesi të largohet përgjithmonë nga skuadra e tij.
“The Blues” refuzuan një ofertë prej 30 milionë funtesh nga West Ham për reprezentuesin e Shqipërisë.
Broja bëri përshtypje si i huazuar te Southampton sezonin e kaluar, duke shënuar nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha garat, dhe Shenjtorët gjithashtu kanë qenë të prirur ta nënshkruajnë atë përgjithmonë./Shqip.com