Rozë

Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella takojnë artisten ndërkombëtare në Dubai

Arta Nitaj, Kejvina Kthella dhe Stefflon Don

Modelet e njohur shqiptare, Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, më në fund janë bërë së bashku.

Dyshja për momentin janë në Dubai, derisa po shijojnë në maksimum pushimet.

Ato në rrjetin social Instagram po ndajnë imazhe të shumta, në të cilat po shihen duke i kushtuar vëmendje paraqitjes së tyre.

Bukuroshet kanë qenë pjesë e koncertit të Stefflon Don ditën e djeshme, teksa patën rastin edhe të fotografoheshin me të.

Që të dyja zgjodhën Instagram-in që të shpërndajnë imazhet me reperen me famë ndërkombëtare./SHQIP.com