Art Jetese

Arsyet kryesore pse keni dhimbje therëse në anën e djathtë barkut 

Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur të ndieni një dhimbje therëse dhe të bezdisshme në anën e djathtë të barkut?
Më poshtë do të msoni se çfarë fshihet pas dhimbjes në anën e djathtë të barkut.

Gazrat: Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.

Problemet me zorrën e trashë: Inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç. Koliti, sindroma e zorrës së irrituar janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut, shkruan Agroweb.

Veshkat: Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë  dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë.

Pankreasi: Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut.

Ulçera: Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulçerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut. 

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022