Arsenali – në qiellin e shtatë
Publikuar:
(20.08.2022 20:21:45)

Tri ndeshje, tri fitore, tri sinjale pozitive.
Arsenali ka vazhduar shkëlqimin në Premierligë.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ka triumfuar në udhëtim te Bournemouthi – me rezultat 0-3.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Martin Odergaard – pas pesë minutave.
I njëjtë e tundi rrjetën përsëri në minutën e 11-të për golin e qetësisë.
Teksa, për epilogun përfundimtar u përkujdes William Sailba – me një eurogol në minutën e 54-të.
Në rolin e asisituesit ishte Granit Xhaka.
Pas kësaj fitore, Arsenali ngritet në vendin e parë të Premierligës – me nëntë pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Bournemouthi gjendet në pozitën e 14-të – me vetëm tre pikë./Shqip.com