Lajme

Arrestohen 46 pjesëtar të grupit krimianal në Itali, ndër ta edhe dy shqiptarë

Vetura e policisë italiane

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane deri më tani janë arrestuar 46 personave.

Po ashtu është bërë edhe sekuestrimi i disa pasurive me vlerë mbi 5 milionë euro.

Presonat e arrestuar akuzohen për trafik të gjerë të kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashashit. Mes të arrestuarve janë dhe dy shqiptarë: Laidon Ibrahimi dhe Myka Muhrem.

Nga operacioni janë sekuestruar 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë të pastër, 129 kilogramë marijuanë dhe 92 kilogramë hashash.

/Shqip.com