Lajme

Dyshohen se sulmuan anketuesin për regjistrim të popullsisë, 3 persona arrestohen në Pejë

Një fletushkë informuese për procesin e regjistrimit të popullsisë e vendosur në derën e një shtëpie në Prishtinë më 5 prill 2024.
Një fletushkë informuese për procesin e regjistrimit të popullsisë e vendosur në derën e një shtëpie në Prishtinë më 5 prill 2024.

Anketuesi i ASK-së ka raportuar se gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-  Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/Shqip.com