Rozë

Armina Mevlani mbështet Sali Berishën: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu

Armina Mevlani dhe Sali Berisha

Në stadiumin “Air Albania” ka filluar Kuvendi Kombëtar nga delegatët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Me propozimin e ish-kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari aktual, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në këtë tubim, sipas verifikimit elektronik, nga shtatë mijë e 500 delegatë që ka PD-ja, mbi katër mijë e kanë kaluar skanerin.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka marrë edhe mbështetjen e partneres së djalit të tij Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani.

Blogerja e njohur ka ndarë në Instagram pamje nga Kuvendi Kombëtar i PD në stadiumin Air Albania.

Krahas fotos Mevlani ka bashkangjitur edhe një përshkrim. “Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu”.

Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe me 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike./SHQIP.com