Sport Shqiptar

Armando Broja i 13-i në listën e CIES, Saka i pari

Armando Broja

CIES Football Observatory është platformë kërkimore që paraqet të dhëna dhe analiza ekskluzive për lojtarët e futbollit, batuar në performancën, transferimet, vlerat, vlerësimet, talentin e tyre.

Kërkimi i fundit i tyre rezultoi në një listë të top 100 lojtarëve U21 me performancën më të mirë në fushë nga 32 liga evropiane.

Studimi është bërë sipas një qasjeje krejt të re duke marrë parasysh performancën e lojtarëve në krahasim me shokët e skuadrës, nivelin sportiv të ekipit të punëdhënësit, si dhe atë të kundërshtarëve.

Lista që kryesohet nga ylli i Arsenalit – Bukayo Saka, bazohet në tetë fusha të ndryshme të lojës.

Bukayo Saka

Mbrojtja në ajër, mbrojtja në tokë, rikuperimi, shpërndarja, marrja, krijimi i shanseve, sulmet nga ajri dhe goditjet janë kriteret e përdorura.

Në këtë listë është edhe talenti shqiptar Armando Broja, që renditet i 13-i.

20 vjeçari i Southamptonit dhe Kombëtares Shqiptare profilizohet nga CIES si “shënjestrues i portës”, dhe ka një pjesëmarrje në ndeshjet e ligës prej 58.2 për qind.

Armando Broja

Futbollistët e përfshirë në listë janë ata që kanë të paktën 1000 minuta të luajtura dhe që janë të lindur pas datës 24 mars 2001. /Shqip.com