Rozë

Arjola tregon porosinë e nënës para se të hynte në “Big Brother”: Mos bëj dashuri me askënd

Aktroja, Arjola Demiri

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila së fundmi është futur në “Big Brother VIP”, ka zbuluar porosinë që i kanë dhënë familja e saj para se t’i bashkohej këtij formati televiziv.

Ajo tregoi se e kishin porositur që të mos kryente marrëdhënie seksuale me askënd gjatë kohës që do të qëndronte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që monitorohet 24 orë nga kamerat.

“Te lutem mamit mos bej seks në shtëpi”, u ka thënë Arjola duke qeshur me zë të ulët banorëve të tjerë.

Arjola në “Big Brother VIP”

Banorët e tjerë qeshën dhe e ngacmuan Arjolën se sa do ja dal ta mbajë këtë amanet që i ka lënë nëna e saj para se te futej në shtëpinë e “Big Brother”.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

I gjithë programi do të prezantohet nga moderatorja e përhershme e këtij formati, Arbana Osmani dhe dy opinionistët e këtij reality show do të jenë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku./SHQIP.com