Rozë

Arjola Demiri nuk i mban lotët kur flet për fëmijët e saj

Aktorja, Arjola Demiri

Pjesë e ‘Big Brother VIP’  është edhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila ka deklaruar se po e ndjen vazhdimisht mungesën e fëmijëve të saj.

Edhe në mbrëmjen e së premtes, aktorja e njohur e emocionuar ka shpërthyer në lot, duke treguar se sa e vështirë është qëndrimi pa kontaktuar me fëmijët.

“Kam pasur momente të mira dhe të trishta, por po mundohem ta shijoj gjënë dhe të merrem me punë po mundohem. Më dhemb më shumë që se di se si janë. Më ka marrë malli me i zgju në mëngjes, me fol gjatë ditës”, u shpreh aktorja.

Ajo më tej, ka thënë së e din që edhe atë e mbështesin dhe e ndjekin çdo moment.

“Jam e bindur që më ndjekin dhe që janë para ekranit çdo moment. E di që më duan dhe më mbështesin aq sa un i mbështes dhe dua ata”, ka pohuar ajo.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com