Lajme

Arifi ironizon me Qeverinë e Kosovës: Reciprociteti me targat në zbatim, nxënësit në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi,

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ironizuar me reciprocitetin që ka vendosur Kosova me Serbinë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se reciprociteti me targat është duke u zbatuar, ndërsa nxënësit në luginë detyrohen të intonojnë himnin serbe në shkolla.

“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.

Ndryshe, Arifi të mërkurën ka thënë se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës-ku ka postuar edhe vendimin.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës? “.

Lexo edhe:
Arifi zbulon se nxënësit shqiptar në Luginë detyrohen të intonojnë himin serb (FOTO)

Tutje ai ka shkruar se Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera./SHQIP.com