Argjentina – 34 ndeshje pa humbje
Publikuar:
(24.09.2022 17:56:34)

“Humbja” është fjalë e panjohur në kombëtaren e Argjentinës.
Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni – ka regjistruar 34 ndeshje – pa pësuar disfatë.
“Viktima” e fundit ishin Hondurasi – të cilën e mposhti – mbrëmë më rezultat 3-0.
Tashmë – i duhen vetëm edhe katër fitore – për ta thyer rekordin e Italisë – me 37 ndeshje pa humbje.
Duke u bazuar në formën që ka kaluar nën urdhërat e Scalonit dhe cilësinë ekipore – Argjentina konsiderohet si një nga favoritet kryesore për ta fituar Kupën e Botës “Katari 2022”.
La Albiceleste – gjendet në Grupin C – të Botërorit – së bashku me Arabinë Suadite, Meksikën dhe Poloninë.
Ndeshjen e rradhës – kjo kombëtare e zhvillon me 28 shtator – kundër Xhamajkës./Shqip.com