Ardit Toli largohet nga Tirana
Publikuar:
(23.08.2022 13:32:31)

Ardit Toli i ka ndarë rrugët me KF Tiranën.
Qendëmbrojtësi – karrierën do e vazhdojë në Ukrainë, te FC Vorskla.
Lajmi është bërë i ditur në llogarinë zyrtare të skuadrës nga kryeqyteti shqiptar.
Ky është futbollisti i tretë që Vorskla e “rrëmben” nga Tirana – pas Ennur Totre dhe Taulant Seferi.
Toli është 25 vjeçar – ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kissmaikos.
Ai zhvilloi në total 60 ndeshje – në dy sezone me Tiranën – dhe e fitoi titullin e kampionit./Shqip.com