Arbnor Morina e mbyll sezonin pa humbje – me Ferizajin
Publikuar:
(16.05.2022 11:49:37)

Pas dy viteve qëndrim në Ligën e Parë, FC Ferizaj është rikthyer në Superligë.
Një pjesë e madhe e këtij suksesi pa asnjë dyshim i faturohet trajnerit – Arbnor Morina.
Morina e mori timonin e kësaj skuadre – pas një formë jo të mirë që po kalonin, por ai e ndryshoi situatën.

Në 23 ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e tij – FC Ferizaj arkëtoi 19-të fitore dhe tri barazime.
As edhe një humbje të vetme.
Në total – ky ekip grumbulloi 62 pikë, 16-të më shume se Vushtrria e vendit të dytë.
Në Superligë është ngritur edhe Trepça 89, e cila u shpall kampionë në Grupin B.
Teksa, për të siguruar barazhin ndërmjet vete do të përballen Vushtrria me Lirinë. /Shqip.com
