Rozë

Anita pranon urim të veçantë nga Ramush Haradinaj për ditëlindje

Anita dhe Ramush Haradinaj

Moderatorja e njohur shqiptare, Anita Haradinaj, sot feston 41 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq e familjarë e një urim të tillë e ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri përmes një fotografie të postuar në Facebook ka falënderuar atë për gjithçka.

Haradinaj po ashtu ka vendosur ta gëzojë bashkëshorten e tij me një buqetë të madhe trëndafilash me ngjyrë të kuqe.

Anita e ka postuar dhuratën në storien e saj në Instagram ku ka shkruar: “Me dashuri nga burri”.

Anita është 12 vite më e re se ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ata janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit./SHQIP.com