Rozë

Anita Haradinaj tregon pse Ramushi ndjek në Instagram vetëm atë dhe Loredanën

Anita gruaja e Ramush Haradinaj së fundi është bërë pjesë e spektaklit “Dance Albania”.

Ajo që nga dita e parë është ngacmuar për bashkëshortin e saj, ku e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” dhe u pyet nëse e dinte se kë ndjek Ramushi në Instagram.

Ajo tha se ai ndjekë vetëm dy persona, ata dhe Loredanën.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë me të. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, ka thënë me shaka Anita.

Ndërkohë, miqësia mes reperes dhe familjes Haradinaj vihet re edhe në postime, kohë më parë Ramushi kishte publikuar një imazh ku shihej bashkë me Loredanën, fëmijët e tij dhe reperin Noizy./SHQIP.com

/Shqip.com