Rozë

Anita Haradinaj reagon për një shprehje që po e përdorin banorët nga Kosova në Big Brother VIP

Anita Haradinaj

Mbrëmë është mbajtur nata e spektaklit të ‘Big Brother VIP”, ku moderatorja, Arbana Osmani tregoi se produksioni ka vendosur që eleminimi i një banori do të shtyhet për të premten.

Pas kësaj fillojë edhe nata me surpriza ku fillimisht dhuratë iu bë Benidës dhe më pas Dj Pm dhe Sarës.

Moderatorja, Anita Haradinaj ka reaguar pas surprizës së “vëllait të madh” për dyshen “DJ PM – Sarah”, të cilët kanë krijuar një afrimitet të madh mes veti.

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, dyshen teksa ka shkruar për banorët kosovarë që janë pjesë e këtij formati, se nga e kanë gjetur këtë shprehje “siç e ceka”.

“Po këta kosovarët ku e kanë gjete këtë shprehje “siç e ceka” hahahaha”, ka shkruar Anita duke i etiketuar DJ PM, Sarën dhe Fifin.

Të nominuarit për këtë javë në Big Brother janë; Monika , Iliri, Graniti dhe Sarah./SHQIP.com