Rozë

Angela Martini rrëfen arsyen se përse zgjodhi të bëhet nënë nëpërmjet një nëne surrogate!

Modelja, Angela Martini

Angela Matini dhe partneri i saj, Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë muaj më parë përmes një nëne surrogate.

Ajo ka treguar se gjinia e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera.

Angela Martini dhe Dragos

“Jam ndjerë e përmbushur dhe më ka lindur nevoja të jap më shumë dashuri se më parë. Kur lindi im bir, menjëherë ndjeva atë që më nevojitej. Ndjej këtë lidhje kaq të thellë saqë e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë”.

Ndryshe, biznesmeni, Savulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.

Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș./SHQIP.com