Rozë

Angela Martini dhe Dragos bëhen prindër për herë të parë

Angela Martini dhe Dragos

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram.

Matini ka thënë se ajo dhe partneri i saj, Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.

Ajo ka treguar se gjinia e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

Modelja, Angela Martini me bashkëshortin,

Martini me tej, është shprehur shumë e lumtur që tashmë ka një fëmijë.

“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela në postimin e saj.

Dragos Savulescu muaj më parë u arrestua nga policia greke.

Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person dhe është liruar vetëm një ditë më vonë, pasi  që u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Biznesmeni, Savulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.

Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș./SHQIP.com