Lajme

Anëtarja e Rithemelimit të PD: Ja si Berisha mashtroi me vizitën në SHBA

Nga Evi Kokalari

Në fakt, i vetmi takim që pati Berisha, përveç atij me kongresmenin Wilson, i cili duket qartë se ka nevojë për sqarime, ishte takimi me Todd Blanche, ku Berisha luan rolin e shpëtimtarit dhe i tregon për trafikun e drogës të grupit që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me Ramën.

S’kam asnjë problem me atë ekspozim, përveç faktit që ai lë jashtë se grupi tjetër ka lidhje, sipas medias dhe SPAK, me Shkëlzen Berishën. Pra, Shqipëria nuk ka thjesht një narko shtet, por edhe një narko opozitë, dhe ky mashtrim është përtej çdo turpi.

Tani, nuk besoj se njerëzit e Marco Rubios, që i morën këtij 6 milionë dollarë, apo Chris LaCivita, i cili do të ekspozohet për këtë pisllëk që bëri, nuk janë në dijeni se ky ka gisht vetë në aferat e narko grupeve që pastrojnë paratë nëpër resorte dhe kulla, si Kulla Mali i Tiranës, m’u në qendër të Tiranës. Logjika më thotë se janë në dijeni.

DASH i kam dërguar një kërkesë FOIA për të gjitha komunikimet që kanë mundësuar dhënien e vizës këtij të mjeri. Mund të marrë kohë, por çdo gjë do të dalë në shesh.

Pisllëqet e LaCivitës do të dalin të parat, sepse këta mund të kenë përdorur IDU si pretekst, ndërkohë që askush nga IDU nuk mori pjesë në konventën e Republikanëve, përveç këtyre që janë anëtarë të thjeshtë të asaj organizate. Pra, kjo është drejtpërdrejt punë e kryer nga Chris LaCivita.

Vetëm ai mund t’u jepte këtij dhe Mediut një leje për në Freedom Lounge, ku takuan të tjerët që duhej të kalonin nëpërmjet këtij lounge përpara se të shkonin në suitat e tyre. Aty bënin foto me këdo që mund të ndalonin rrugës. Fotot e Berishës nuk ishin takime, por thjesht kërkesa për foto të çastit.

Keith Self dhe Joe Wilson janë dy individë që duhet të marrin një informim të plotë. Megjithatë, për Keith Self dhe këta të komunitetit në Teksas, tashmë më rezulton se janë sponsorizuar nga shqiptarë që paratë i bëjnë me klube striptizmi në atë shtet. Këta janë miq të ngushtë të Fatmir Mediut dhe, në këtë pikë, kam shumë pikëpyetje nëse Mediu ka investuar apo pastruar paratë e veta, apo të aferave si ajo e Gërdecit, në këto lloj biznesesh në Texas. Kjo shpjegon pse Mediu ka miqësi me elementë të politikës në Teksas.

Në fakt, edhe ai çelësi që iu dha Berishës nga një kryetar bashkie i një qyteti për të cilin as vetë teksanët vështirë se kanë dëgjuar, e ka ndërmjetësuar ai që si biznes kryesor ka pikërisht klubet e striptizmit. Ai ka bisnese në atë qytet.

Në fakt, ky duket se kanë mbuluar shumë shpenzime, jo vetëm për takimet e Berishës në Teksas, por edhe për shumë aktivitete të tjera me kongresmenë si Keith Self, të cilët ndihmojnë Kosovën, por Shqipërisë gjithmonë ia fusin thikën pas shpine.

Miqësia e ngushtë e Mediut me pronarin shqiptar të klubeve të striptizmit në Teksas shpjegon shumë për momentin.

Jua kam thënë se fitoret tuaja mund të jenë të përkohshme dhe nuk do t’ju ndahem derisa të merrni atë që meritoni. Fatkeqësia është se është e vështirë të përballesh me paratë e drogës dhe, tashmë, edhe me paratë e klubeve të striptizmit në Teksas. Gjithçka që kam unë janë njohjet personale dhe jo paratë që ju i hidhni pa fund. Prandaj, kjo punë do të vonojë pak, por askush nuk do të më shpëtojë sepse në SHBA ka akoma ligj që nuk pyet as për LaCivitën dhe as për idiot që blehen me lekë droge apo prostitucioni…sepse striptizmi në këtë kategori hyn.

Ndërkohë, thuajini këtij të gjorit të mos ndajë më video nga protestat, sepse ata protestues duan të shohin këtë të parin në burg, pikërisht ai ndërtoi këtë sistem të pistë korrupsioni, vjedhjeje dhe mashtrimi.

/Shqip.com