Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në KiE / Osmani: Zëri i evropianëve u dëgjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Osmani shkroi në “X” se “zëri i europianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja.

/Shqip.com