Andin Lokaj përshëndetet me komentim në televizionin publik
Publikuar:
(11.12.2022 00:00:08)

Komentatori i mirënjohur kosovar, Andin Lokaj, është larguar nga televizioni publik i Kosovës (RTK).
Lokaj që është ndër komentatorët më të dashur për publikun kosovar e ka konfirmuar largimin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të nderuar dhe të rrespektuar, këto ishin emocionet e mia të fundit pas 5 vjetësh në RTK. Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik. Ju dua dhe rrespekte“, ka shkruar Andin Lokaj, përcjell Shqip.com.

Lokaj që nga paslufta është komentator në platforma të ndryshme televizive në Kosovë.
/Shqip.com