Ambasada amerikane: Kosova i bashkohet thirrjeve për largimin e sigurt të afganëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se Kosova i është bashkuar thirrjeve që respektohet e të lehtësohet largimi i sigurt i shtetasve të huaj dhe afganëve që të largohen nga Afganistani.
Kjo pasi pushtetin atje të dielën e morën talebanët si dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen të gjitha palëve që të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, thuhet në një njoftim të ambasadës përmes Facebook-ut.
Kjo është mbështetur edhe nga opozita të cilët ishin që SHBA të ketë përgjigje pozitive.
Kthimi i talebanëve 20 vjet pas, vjen pasi forcat ushtarake ndërkombëtare përfunduan misionin e tyre në këtë vend. /Shqip.com