Lajme Botë

Talibanët shpallin presidentin e ri

Presidenti i vetëshpallur i Afganistanit, Maulana Abdul Ghani

Maulana Abdul Ghani është vetëshpallur president i Afganistanit, transmeton SHQIP.com

Kjo ka ndodhur pasi që pallati Presidencial në Afganistan është marrë me dhunë nga talibanët.

Si pasojë e kësaj, presidenti, Ashraf Ghani është larguar nga vendi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha largimi i tij u bë me qëllim të shmangies së një përmbytjeje të përgjakshme.

Ghani tha së në qoftë së do të kishte rezistuar do të kishte qenë një katastrofë e madhe njerëzore në këtë qytet prej gjashtë milionë banorësh.

“Sot, hasa në një zgjedhje të vështirë. Unë duhet të qëndroj përballë talibanëve të armatosur që donin të hynin në pallat ose të largoheshin nga vendi që i kushtova jetën time mbrojtjes së njëzet viteve të fundit. Nëse do të kishte ende bashkatdhetarë të panumërt të martirizuar dhe ata do të përballeshin me shkatërrimin e qytetit të Kabulit, rezultati do të kishte qenë një katastrofë e madhe njerëzore në këtë qytet prej gjashtë milionë banorësh”, ka shkruar ai.

Ndërsa në disa video nëpër rrjete sociale shihen shumë qytetarë duke tentuar ta lëshojnë Kabulin pasi talibanët e kanë marrë kontrollin në këtë qytet.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr stafin diplomatik në ambasadën e saj në Kabul./SHQIP.com