Lajme Botë

Publikohen pamjet e para kur talibanët ulën në Pallatin Presidencial

Talibanët në Afganistan,

Talibanët në Afganistan tashmë e kanë marrë tërësisht nën kontroll Pallatin Presidencial ku edhe kanë publikuar një fotografi të ulur brenda hapësirave në të, trasnmeton SHQIP.com

Sipas gazetarit afgan, Bilal Sarwary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, ku thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vet presidenti, Ghani të bashkohej me cermoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talibanet, por që ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.

“Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, teksa talibanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontroll.


Presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pasi talibanët hynë sot në kryeqytetin Kabul, duke hapur rrugën për kthimin e tyre në pushtet dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i dëbuan ata.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Afganistanit, Abdul Satal Mirzakaval, ka thënë se pushteti do t’i kalohej administratës kalimtare./SHQIP.com