Lajme

Presidentja e Kosovës i thotë PO SHBA-ve: I pranojmë refugjatët afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë pëlqimin e saj që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të një numri refugjatesh nga Afganistani.

Osmani tregoi se Qeveria e Kosovës e ka formuar një grup punues për këtë çështje, pas kërkesës amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tregoi tri arsyet se pse Kosova do ta ta bëjë këtë.

“Duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë”.

“Së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve”

“Dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”, ka thënë Osmani.

Të njëjtim vendim e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë, të dielën – për këtë ka shkruar edhe Reuters.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e pranoi se ka komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e SHBA-së për këtë krizë humanitare.

Si opozita në Kosovë, ashtu edhe ajo në Shqipëri ishin në linjën e nj; po kërkesës amerikane për strehimin e refugjatëve afganë.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se talebanët kanë pushtuar të gjitha qytetet, përpos kryeqytetit, Kabulit.

Por, të dielën janë nisur edhe në drejtim të Kabulit dhe Qeveria e mbështetur nga SHBA është gati të bie. /Shqip.com